14 vjet pasi dyshohet se u rrëmbye nga i ati, një vajzë nga Florida është ribashkuar me nënën e saj në kufirin SHBA-Meksikë, thotë policia.

Zhdukja në vitin 2007 e 6-vjeçares Jacqueline Hernandez ishte një rast ende i pazgjdhur deri këtë muaj, kur thuhet se vajza kontaktoi nënën e saj në Facebook. Hernandez, tani 19 vjeçe, i tha nënës së saj Angelica Vences-Salgado se ishte në Meksikë. Ato u ribashkuan të hënën në Teksas.

Hetuesit kanë verifikuar identitetin e Hernandez, e cila thuhet se u rrëmbye nga shtëpia e saj nga i ati Pablo Hernandez, më 22 dhjetor 2007.

Në atë kohë u lëshua një urdhër për krim, pasi autoritetet prisnin që dyshja të udhëtonin për në Meksikë.

Më 2 shtator, Vences-Salgado kontaktoi policinë e Clermont, duke thënë se ajo ishte kontaktuar në internet nga një vajzë që pretendonte se ishte e bija. Policia në Florida dhe Teksas, si dhe hetuesit nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, krijuan një plan për të "përgjuar" vajzën gjatë takimit të saj me Vences-Salgado për të verifikuar identitetin e saj.

Në shkëmbimin e tyre në Facebook, Hernandez dhe Vences-Salgado ranë dakord të takohen në një pikë hyrjeje në SHBA në Laredo, Teksas. Shumë shpejt u vërtetua se ajo ishte fëmija i zonjës Vences-Salgado.

Ka ende shumë gjëra që mbeten të paqarta për Hernandez.