Prej 27 prillit në orën 19.00 në Millenium do të shfaqet filmi më i ri shqiptar me regji të Aleksandër Xhuvanit. Ai sjell në ekran Nik Xhelilajn, Ndriçim Xhepën, aktoren nga Kosova Teuta Krasniqi, e njohur në sferën e showbizz-it edhe si ish-bashkëshortja e këngëtarit Blero, por dhe aktorin e huaj Reynaldo Lepido Del Roque.

 

Subjekti i filmit vendoset në periudhën e luftës së Kosovës në vitin 1999. Mario një prift italian, refuzon të braktisë jetimët për të cilët kujdeset.

Përtej Adriatikut, Hana shumë tërheqëse, braktis jetën e saj si prostitutë dhe merr rrugën për në zonën e nxehtë të luftës në kërkim të vajzës së saj.

Kur Hana arrin në jetimoren e Marios, ajo bëhet një nënë për fëmijët e tronditur nga lufta dhe një atraksion lind midis saj dhe njeriut që kujdesej për fjalën e Zotit.