Valdrin Sahiti është stilisti që e duan të gjithë! Jo vetëm se njeh në thelb figurën femërore, por në çdo krijim të tijin ai spikat dukshëm për detajet mbresëlënëse.  Modelet e fustaneve që ai mjeshtërisht realizon, ngjyrat, prerjet, aksesorët, elementët, e gjithçka tjetër që prodhohet nga atelieri Valdrin Sahiti, prej 18 vitesh tashmë një histori suksesi që i ka kapërcyer kufijtë e Kosovës e Shqipërisë, e që shumë shpejt do shohim që krijimet e tij do të parakalojnë në tapetët e kuq të eventeve më të mëdha botërore e bëjnë atë sot një brand name suksesi absolut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

25 fustanet e stilistit nga Kosova që parakaluan në sfilatën e Class Fashion Show, e që ishin krijuar ekskluzivisht për "Class by Alketa Vejsiu" u prezantuan në sytë e të gjithë të ftuarve VIP, e personaliteteve të rëndësishme të pranishëm në eventin e madh të Class që u organizua sot.

Por, elementi që dalloi ndër të tjera ishte pikërisht muzika shqiptare që Valdrini kishte zgjedhur si kolonë zanore për të shoqëruar ecjen e modeleve në pasarelë. I pyetur nga revista Class për këtë zgjedhje kaq të veçantë që bëri totalisht diferencën në Kopshtet Mbretërore të Pallatit të Brigadave ku edhe u mbajt sfilata, stilisti i njohur tha se: "Mua më pëlqen shumë muzika labe. Është shumë karakteristike në thelb të sajin ndaj dhe e doja patjetër në sfilatë".

Kënga e njohur labe "Lulet e fustanit moj", erdhi jo në versionin e saj origjinal, por e ndërthurur me motive house dhe kjo muzikë u realizua nga DJ Mirëlinda.

Super gjetje kjo nga ana e stilistit të njohur!