Një grua që ka festuar 107-vjetorin e lindjes të mërkurën, ka ndarë me të gjithë sekretin e jetëgjatësisë së saj: mos u marto kurrë!

Louise Signore, e cila jeton në Bronx, në New York, shton se gjatë jetës së saj ka ndjekur një dietë të rreptë dhe ushtrime rregullisht. Por megjithatë, ajo beson se arsyeja e vërtetë që ka jetuar më shumë se një shekull është sepse ajo kurrë nuk është martuar.

"Nëse duhet të bëj ushtrime, bëj ushtrime; nëse kam dëshirë të kërcej, kërcej. Bëj akoma pak kurs kërcimi. Pas drekës, mund të luaj bingo, kam të gjithë ditën në dispozicion",- tregoi Signore për CNN.

"Besoj se sekreti i 107 viteve është: Unë nuk jam martuar kurrë. Ky është sekreti. Motra ime më thotë, 'Do të doja të mos isha martuar kurrë.'"

Motra e Signore është 102-vjeçare, kështu që jetëgjatësia mund të jetë në rrënjët e familjes.

Signore festoi ditëlindjen e 107-të në një party në JASA Bartow Community Center, në Co-op City, ku ishin të ftuar më shumë se 100 miq e familjarë.

Alelia Murphy, 114 vjeç, aktualisht mban fronin e gruas më të vjetër në botë, jeton në Shtetet e Bashkuara. Murphy jeton në Harlem në New York, vendi nga i cili ka lindur edhe Signore.