Dhimbja kronike prek miliona njerëz, të cilët jo vetëm që vuajnë, por edhe rrezikojnë të bëhen të varur nga ilaçet  që përdoren për ta trajtuar atë. Një raport i ri për gjashtë anëtarë të një familjeje italiane prej tre brezash, të cilët nuk ndjejnë djegie, thyerje kockash, madje edhe ekstraktet e specit djegës të vendosur në lëkurën e shpuar.

Pra anëtarët e familjes Marsili nuk ndjejnë pothuajse asnjë dhimbje fizike. 

Sipas Letizia Marsili, ajo filloi të vinte re se nuk ndjente shumë dhimbje që në fëmijëri, madje më vonë kolegët e quanin 'supergrua'. Kishte disa raste në familjen e tyre kur dikush thyente një kockë dhe as që e kuptonte. Madje kjo i ndodhi nënës së moshuar.

Vetë Letizia një herë e ndrydhi kyçin e këmbës gjatë një pushimi dimëror dhe eci pa asnjë problem me një këmbë të fryrë për 2 javët e mbetura të udhëtimit. Djali i saj Bernardo një herë ra nga një biçikletë dhe theu krahun, por as që e vuri re. Motra e Letizias, Maria, e ka djegur veten me pije të nxehta disa herë dhe as që e ka vënë re.”'Ne në fakt ndjejmë dhimbje, por ajo zgjat vetëm disa sekonda”, thotë njëra prej tyre.

Shkencëtarët u interesuan për këtë fenomen. Gjatë kërkimit të tyre, ata zbuluan një mutacion në gjenin ZFHX2. Dr. James Cox nga University College London thotë se sistemi nervor i anëtarëve të kësaj familjeje reagon në një mënyrë që nuk ngjan me ato të gjithë njerëzve të tjerë.

“'Nëse ne zbulojmë arsyen e mungesës së dhimbjes, atëherë ndoshta kjo do të na ndihmojë të krijojmë një brez të ri ilaçesh kundër dhimbjes”, -thotë Cox.