Pasi Donald Trump publikoi një raport nga mjeku i tij, i cili reklamonte shëndetin e tij "të shkëlqyer" dhe rënien në peshë, në SHBA kanë pasur spekulimet mbi mënyrën se si ish-presidenti i humbi kilogramët.

Disa kanë pyetur veten nëse Trump – si çdo emër në Hollywood, duke përfshirë Oprah Winfrey – mund të ketë përdorur Ozempic ose një ilaç tjetër për humbje peshe.

Por një burim i thotë 'Page Six' se pas ndryshimit të ish-presidentit qëndron gruaja e tij Melania Trump. Trump dyshohet se ka rënë të paktën 14 kg dhe njerëzit rreth tij thonë se ai po ha më shëndetshëm dhe më pak. Dhe për këtë vlerësojnë Melaninë.

"Trump nuk është parë duke ngrënë më akullore apo tortë me çokollatë me dy lugë akullore vanilje mbi të".-thonë burimet. Në nëntor, mjeku i tij personal, Dr. Bruce Aronwald shkroi: "Kam kënaqësinë të raportoj se shëndeti i përgjithshëm i Presidentit Trump është i shkëlqyer. Trump ka ulur peshën e tij përmes një diete të përmirësuar dhe aktivitetit të vazhdueshëm fizik të përditshëm, duke mbajtur një orar rigoroz.”

Disa kanë qenë skeptikë ndaj pretendimeve. Në gusht, pesha e Trump thuhet se ishte 97.5 kg kur ai iu dorëzua autoriteteve për akuzat në lidhje me përpjekjet e tij të supozuara për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Georgia.

Ndërsa njerëzit e brendshëm këmbëngulin se ai ka humbur kilogramë, "Page Six" shkruan se burimet i kanë thënë që Trump po merr ilaçe për humbje peshe "si Ozempic ose Wegovy, të cilat janë shumë të njohura në Palm Beach, ku të gjithë papritmas duken më të dobët!" Një burim tjetër tha për Trump, “Ai bën shumë sport. Ai duket mirë.”