Një bashkëpunim i ri ka nisur në “Dance with me”. Këtë herë nuk është në kërcim po në muzikë. Sabri Fejzullahu ka ftuar në një duet Xhoi Plaku Bejko, këngëtaren e njohur dhe njëkohësisht bashkëshortja e Gent Bejkos. Të njohur dhe miqësuar në Dance ëith me, Sabri dhe Xhoi do të sjellin një këngë për dashurinë. Kompozimi dhe orkestrimi janë bërë nga Virusi, teksti nga Fatmir Muja  dhe Videoklipi do të realizohet nga Max Production.

Për Xhoin ky bashkëpunim është realizimi i një ëndrre. Ajo thotë se e konsideron një fat të madh realizimin e një dueti me këngëtarin legjendar të muzikës shqiptare. Ndërsa Sabri Fejzullahu, shprehet se Xhoin e ka ndjekur që në fillimet e saj në muzikë, dhe vlerësimi për të sa vjen e shtohet.