Familja Cooper-Shayk ka goditur shpesh me ëmbëlsi me fotot në vende publike kohët e fundit, por më e reja, është më e bukur nga të gjitha.

Bradley, Irina dhe e bija, Lea de Seine u fotografuan duke shijuar një ditë në plazh në Sunset Beach, LA të martën dhe janë shumë të ëmbël.

Prindërit po shkrihen duke parë të voglën e tyre të luajë në rërë. Ndërsa mamaja dhe babai i saj ishin veshur me ngjyra të mbyllura,  Lea de Seine kishte veshur një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe pantallona.

 

Cooper dhe Shayk qëndruan në diell, u shtrinë pranë e pranë dhe ecën me të bijën, sipas atyre që i ndoqën nga afër dhe publikuan fotot, por nuk mund të shmangnin punët e vështira, ata ndërruan dhe pelenat gjatë shëtitjes.

Fotot në plazh për grupin simpatik Cooper-Shayk janë art i familjes. Familja është fotografuar dhe më parë duke ecur në breg në tetor.

Atëherë Lea ishte shumë e vogël, ndërsa tani shohim që është rritur dhe i janë zgjatur flokët. Pamjen e re të saj e pamë fillimisht kur u fotografua me të ëmën javën e kaluar në Los Angeles. Ajo nuk ka mbushur ende një vjecc, megjithatë, sicc nuk mund të ndodhte ndryshe është një fëmijë i njohur, edhe pse prindërit nuk shquhen për publikim fotosh të familjes.