Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të parë. Kishte zbuluar çdo gjë, gjininë, emrin e vajzës, madje edhe babain e saj, që e kishte mbajtur sekret deri në atë çast, megjithatë sot ka surprizuar fansat me foton e parë të Khloe-së. Është dora e saj e vogël, kapur pas dorës së Klodit...

Ka qenë e shpejtë Zaimina në publikimin e lajmit të lindjes së vajzës, e cila ka lindur pikërisht sot, më 29 janar, sipas statusit që shoqëron foton në profilin e këngëtares.

Një javë më parë, ajo nisi të postonte fotot nga seti i shtatzënisë. Ndërsa sot ka shpërndarë foton që tregon që pritja ka mbaruar dhe tashmë Khloe është mes tyre.