Një nga kohët më të bukura që jeton një nënë në pritje të një bebeje është, pa dyshim, ajo kur nis të blejë veshjet dhe të gjithë aksesorët që i duhet të voglit që do të vijë në jetë. Ami, edhe pse e ka provuar disa vite më parë këtë ndjesi, këto momente po i jeton si për herë të parë. Jo vetëm sepse koha kur i biri, sot i duket paksa e largët, por edhe sepse tani Amit i duhet të pasurojë gardërobën me ngjyra më të ëmbla.

I kanë mbetur edhe disa javë deri në pritjen e fëmijës së dytë dhe këtë periudhë të lumtur, Ami po e shijon shumë. Edhe pse e tërhequr nga vëmendja mediatike, sërish moderatorja e njohur nuk mund t’u shpëtojë syve kureshtarë sa herë bën ndonjë postim për ndjesitë e pritjes së ëmbël.

Në postimet e fundit në Instastory, Ami ka zbuluar edhe dhuratat e para që i janë bërë për të bijën. Një komplet i gjithi në rozën tipike të vajzave është gati për të pritur vogëlushen që do të vijë në jetë së shpejti. Fustanin me dantellën e bardhë, fjongot e buta dhe këpuckat e zbukuruara me gurë, Ami i ka ndarë me miqtë virtualë duke rrëfyer detajet e "gjërave të ëmbla", sic i quan ajo. 

Duke falënderuar miqtë për dhuratën që i kanë bërë, Ami i ka ndarë me të gjithë fotot e ëmbla si karamele.