Për herë të parë në një reality show, një çift që janë njohur, janë dashuruar dhe janë martuar në Big Brother. Edhe pse kanë pasur kundërshtimin e familjarëve, Danieli dhe Fotinia kanë qenë të vendosur deri në fund dhe janë martuar në shtëpi.  

Pjesë e këtij celebrimi ka qenë vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili, para se të shpallte burrë edhe grua Danielin dhe Fotininë, i përgëzoi ata për kurajën dhe u kërkoi që të jenë të vërtetë dhe prej vërteti edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Pjesë e kësaj ceremonie të veçantë u bënë të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother, të cilët e kanë përgëzuar çiftin.