E shtuna në “Xing me Ermalin”, ku e ftuar ishte Elvana Gjata pas shumë vitesh mungesë në media, mori vëmendjen e të gjithëve. Në një profil të patreguar më parë për veten, Elvana zbuloi shumë detaje jo vetëm nga jeta profesionale, por edhe nga ajo private.

Duke u rikthyer pas në kohë, Ermali dshe Elvana kujtuan kohën kur këngëtarja ka qenë konkurrente në “Ethet e së premtes”, një show muzikor, nga i cili kanë dalë shumë emra në muzikën shqiptare. Por Elvana nuk pati fatin të shkonte deri në fund. Skualifikimi i saj erdhi pasi kaloi atë fazë Besmir Metani, një personazh që prej vitesh i është përkushtuar më shumë prezantimit sesa muzikës.

“Ishe te Ethet? A të skualifikuan?” pyet Ermali në një moment Elvanën. “Ka qenë në garë për skualifikim Elvana Gjata dhe Besmir Metani. Elvanën e skualifikuan dhe Besmir Metani vazhdoi garën. D.m.th. Besmir Metani qëndroi, Elvana Gjatën e skualifikuan. Dhe Besmir Metani vazhdoi garën. Besmir Metani! Nuk di d.m.th. Besmir Metani”, – përsëriti disa herë Ermali duke theksuar se tani Metani thjesht drejton një emision mëngjesi.

Megjithëse ishte në dukje një ironi dashamirëse, nuk është dukur e tillë nga vetë moderatori Besmir Metani, i cili nuk është ndier mirë pas kësaj deklarate.

“Elvana Gjata, fiks 15 vite më parë në shkurt, e ti je e bukur njësoj si atëherë! Të uroj shumë suksese kudo që të jesh. Ermal Mamaqi, nuk hoqën Elvanën për të më lënë mua, ishte strategjia e Atij që të na spostonte ne që kishim më shumë vota sesa gjithë pjesa tjetër e grupit që të përgatiste rrugën për çfarë kishte planifikuar ay, edhe mos të të duket çudi që kam pasur me shumë vota se 6 të tjerët bashkë. E sa për zërin tim, o zoti këngëtar, unë s’di si të marrin kompjuterët përsipër ty. Ermal, je Loti Vu”,- shkruan Besmiri në Instagram.