Ikona e muzikës, Whitney Houston, e ndarë nga jeta 6 vjet më parë, mbahet mend si një nga femrat më të bukura, me zërin më unik e brilant. Regjisori skocez, Kevin Macdonald ka njoftuar për lajmin më të ri, një dokumentar që do të paraqes performance të papublikuara më parë të këngëtares, gjithashtu përmban regjistrimet origjinale të studios në Houston dhe disa prej hiteve të saj më të dashura, si dhe shfaqjet live të regjistruara gjatë gjithë karrierës së saj.

Entertainment do të lançoi  filmin në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë më 6 korrik. Kasti i produksionit të këtij dokumentari përbëhet nga  Patricia Houston, Nicole David, Zanne Devine, Rosanne Korenberg, Joe Patrick dhe Will Clarke, Andy Mayson dhe Mike Runagall.

Vetë regjisori i dokumentarit është shprehur " Në thelb, 'Whitney' është një histori familjare intime që zbulon një anë të re për një grua, që as njerëzit e saj më të afërt nuk e njihnin. Për këtë projekt kaq të veçantë dua të falenderoj ata që më besuan çelësin e shtëpive e pronave të saj, me qëllim që unë të mblidhja disa të dhëna të vlefshme për dokumentarin që do t’iu mahnisë të gjithëve”.