Aktorja e njohur turke, Terkan Soray, e njohur si “Shamikuqja” dhe Kadir Inanir, aktori që luan rolin e Iliazit në të njëjtin film, sot, pas shumë vitesh, kanë ndryshuar shumë. Pas imazhit të fiksuar të filmit, për vite me radhë, edhe publiku shqiptar i ka pasur të preferuar dy aktorët që në fund të viteve ‘80 u bënë Ò«ifti i adhuruar i të rinjve. Por edhe pse bëhet fjalë për vitin e largët 1977, nga koha kur u xhirua filmi, Asja dhe Iljazi janë Ò«ifti që i ka rezistuar kohës kur bëhet fjalë për filmat e vjetër.

Soray, edhe pse lindi në një familje shumë të varfër në vitin 1945, u gjend fare rastësisht në sheshin e xhirimit dhe shumë shpejt u bë një prej ikonave më në zë të kohës. Pasi hodhi hapat e parë drejt kinematografisë, tërhoqi vëmendjen e shtypit dhe arriti të bëhet ikonë e faqeve të para të revistave më prestigjoze të kohës.

Në vitin 1977 mori rolin e një prej filmave të saj më të bukur, “Shamikuqja”, me të cilin fitoi edhe Ò«mimin "Aktorja më e Mirë". Aktorja, përveç projekteve kienamtografike, vazhdon të jetë shumë aktive në programet televizive me epiqendër kinematografinë turke, në shkrimin e librave dhe në projekte të ngjashme.

Ndërsa Iliazi, Kadir Inanir, sot është 67-vjeÒ«ar dhe actor mjaft i njohur në kinematografinë turke. Pas famës së filmit “Shamikuqja”, edhe Kadir i pati rrugët e hapura drejt suksesit, ndaj edhe u bë pjesë e shumë roleve të mëtejshme pas vitit 1977. Ashtu si edhe Soray, edhe Inanir është nderuar me Ò«mimin si aktori më i mirë për disa role në Turqi.