Sot është një prej aktorëve më të lakmuar të teatrit, por Amosi, si bir i një familjeje artistësh, e nisi mjaft herët debutimin si aktor. “Vals”, një film me metrazh të shkurtër nga Armand Bora, në fillim të viteve 2000, mes shumë emrave të njohur si Agim Qirjaqi, Birçe Hasko, Bujar Asqeriu, Ferdinand Radi, Marika Kallamata etj., në kast kishte edhe një djalosh 12-vjeçar – Amos Zaharinë.

Aty, Amosi ka provuar për herë të parë magjinë e kinemasë. Edhe pse vetëm 12 vjeç, e kuptoi mjaft mirë se aktrimi do të ishte pjesë e jetës. Dhe vite më vonë, do ta gjente veten në teatër, aty ku vazhdon edhe sot të luajë role të suksesshme njëri pas tjetrit.

 

Vals...filmi im i pare ne kinema...Si ikin vitet!

A photo posted by Amos Muji Zaharia (@amosmujizaharia) on

Në një foto të fundit të postuar në profilin e tij në Instagram, Amosi kujton filmin “Vals” – filmin e tij të parë: “Sa shpejt ikin vitet…” – shkruan ai pas kësaj fotoje. Pas këtij portreti të mprehtë të aktorit, nuk është e vështirë të kuptosh se skena e teatrit dhe aktrimi janë pjesë e karakterit të Amosit.