Një projekt i ri muzikor, që ka marrë jetë vetëm dy ditë më parë, pas një pune të vazhdueshme me kompaninë muzikore 360M Records, është një sukses i radhës për këngëtarin e rock-ut alternativ Bojken Lako. “Të Ndjej”, kënga në bashkëpunim me Vin Veli, DJ dhe producent i muzikës elektronike, ka vetëm disa orë e publikuar dhe është pritur shumë mirë nga fansat dhe ndjekësit e muzikës së tij. Por përveÒ« këtij projekti muzikor, prej disa javësh, kantautori është ulur në karrigen e YFSF, ku ka treguar një profil tjetër përballë publikut dhe është pëlqyer dhe vlerësuar.

Ndryshe nga dy kolegët e tjerë, modestia dhe serioziteti i Bokut, siÒ« e njohin të gjithë, ka bërë që edhe në rrjetet sociale, fansat ta urojnë dhe ta përshëndesin për Ò«do të hënë. Me gjithë “hatërmbetjet” e artistëve, që duan të marrin vetëm pikët maksimale, Boku di gjithmonë t’i vlerësojë profesionalisht pa i mërzitur.

Ndërsa një profil tjetër, më pak i prekur dhe më shumë ngacmues për publikun, është marrëdhënia e tij me bashkëshorten, Semi Jaupaj, me të cilën tashmë u bënë 5 vjet dashuri: “Marrëdhënia me të është shumë e mirë. Profesioni na lidh dhe na bashkon më tepër. Secili ka personalitetin e vet dhe mua nuk më pëlqen të flas për marrëdhëniet private”, – ka thënë Bojkeni për marrëdhënien me Semin në një intervistë të fundit për GSH.

Por, nëse e ardhmja do të sjellë së shpejti një fëmijë, siÒ« është përfolur së fundi në disa media, Bojkeni thotë se nuk bën asnjëherë plane: “Plane nuk kam bërë asnjëherë dhe nuk bëj. Nuk ka ardhur ai moment.”