Fejesa e Adelina Tahirit ka qenë kryefjala e mediave rozë këto ditë. Përmes disa fotove të publikuara në Instagram, Adelina na bëri me dije se është fejuar, dhe se propozimin e ka marrë në Vjenë.

Adelina na tregoi gjithashtu edhe unazën e fejesës që ishte një mrekulli. Por pas gjithë këtyre detajeve për fejesën e saj, e vetmja gjë që nuk u mor vesh ishte partneri i saj.

Identiteti i tij u zbulua, dhe ai është Serjoza Markov, avokati më i pasur në Maqedoni. Ky avokat njihet për lidhjet e tij me Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij VMRO-DPMNE.

Edhe në pamje të jashtme, i fejuari i Adelinës duket një njeri i pushtetshëm. Adelina na ka treguar përmes postimeve të vazhdueshme sesa e dashuruar është ajo me të.