Zayn Malik dhe supermodelja Gigi Hadid i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare. Pas thashethemeve që kanë qarkulluar këto ditë se çifti janë fejuar, Zayn ka dhënë lajmin e papritur se ata nuk janë më bashkë.

"Gigi dhe unë kishim një marrëdhënie shumë të rëndëishme, me shumë dashuri dhe argëtim. Unë kam një respekt dhe adhurim të madh për Gigi-n si një grua dhe shoqe. Ajo ka një shpirt aq të pabesueshëm. Unë i jam mirënjohës të gjithë fansave tanë, që po respektojnë këtë vendim të vështirë dhe nuk po e shkelin privatësinë tonë. Ne donim që këtë lajm t'ua jepnim ne të parët. Ju duam të gjithëve",-shkruan Zayn në Twitter.

Sipas "The Sun" çifti kanë marrë vendimin e ndarjes, për shkak të axhendave të ngjeshuara që kanë të dy. Një burim është shprehur për "The Sun", se kishte kohë që ata nuk ishin më një çift.

"Ata nuk ishin më një çift, edhe pse e mbështesnin njëri-tjetrin. E vërteta është se ata kanë qëndruar larg njëri-tjetrit, dhe kjo gjë e dëmton marrëdhënien e çdo çifti",-ka shtuar burimi.