Alban Ramosaj është një prej këngëtarëve më simpatik të momentit, i cili brenda pak kohësh ka korrur një sukses të madh në botën e muzikës. Ai ka një numër të madh fansash, të cilët e mbështesin vazhdimisht. Përveçse në muzikë, Albani ka treguar se ka edhe një talent tjetër si model.

Bashkë me disa modelë të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe me fotografin Endrit Mërtiri, ai ka pozuar për firmën e famshme Dolce&Gabbana. Albanin e shohim shpesh në rrjetet sociale duke postuar foto me vajza simpatike, shumica prej të cilave janë të njohura për publikun shqiptar.

Së fundmi këngëtari ka vendosur të na prezantojë me një tjetër femër shumë të dashur për të, e cila nuk është një personazh publik. Ajo është pikërisht gjyshja e Albanit, e cila duket shumë e re dhe e bukur në foton që ai ka postuar. Fotoja që këngëtari ka ndarë me ndjekësit është bërë kur ai ka qenë duke pozuar për Dolce&Gabbana-n. Nga ajo që Albani ka shkruar në postim kuptojmë që gjyshja e tij ka qenë një prej ideatoreve në këtë set.