Dhe pse është në një marrëdhënie me Lindsay Shookus, Ben Affleck nuk mund ta harrojë ish bashkëshorten e tij, aktoren Jennifer Garner. Ai nuk pranon të dorëzohet dhe do me çdo kusht të rikthehet me aktoren.

Ata kanë tre fëmijë dhe u divorcuan pasi Ben e tradhëtoi bashkëshorten. U përfol dhe për një marrëdhënie që Ben kishte me dadon e fëmijëve të tyre, por Jennifer tha se vendimi për divorc nuk kishte lidhje me këtë gjë, pasi e kishin marrë më parë. Sipas Us Weekly, Jennifer, për hir të fëmijëve, e fali dhe u përpoq që të vazhdonin si më parë, por Ben nuk ndryshoi.

Që nga koha kur ata firmosën divorcin, Ben është munduar ta bindë Jennifer të rikthehen së bashku, por ajo e ka ndarë mendjen. Me sa duket çifti është ndarë përfundimisht.