Ndodh shumë rrallë që Valbona Selimllari të ndajë me miqtë virtualë foto nga jeta private. Miss-i i përhershëm shqiptar është mjaft diskrete kur është fjala për familjen e ngushtë dhe fëmijët, ndaj edhe fotot me ta në publik, ose janë rastësore, ose janë të manipulueshme, në mënyrë që të duket aq sa duhet të duket.

Këtë kujdes të theksuar për të zbuluar portretet e dy djemve dhe të vajzës Valbona e ka argumentuar me faktin se ata nuk janë persona publikë dhe nuk ka pse të kthehen në të tillë nëse nuk e zgjedhin vetë në një të ardhme. Ajo vetë, përtej kurorës së bukurisë që fitoi në vitin e largët 1991, ka punuar fort për suksesin e saj kaq gjatë në ekran, kështu që këtë kërkon edhe për fëmijët: do të jenë publikë dhe të suksesshëm nëse do ta zgjedhin këtë dhe nëse do të punojnë fort, pa u fshehur pas imazhit të së ëmës.

Megjithatë, sa më shumë Bobi i “fsheh” fëmijët, aq më shumë ne të gjithë bëhemi kureshtarë për të parë dhe për të mësuar më shumë rreth tyre.

Kush nuk do të ishte kureshtar për të parë ku dhe çfarë kanë bërë sot tre fëmijët e saj, ndërsa mami Valbona ishte me grupin e Bashkisë së Tiranës nëpër aktivitetet artistike dhe kulturore të kryeqytetit me rastin e Ditës së Verës?

Ok, do të ishte luks që Valbona të tregonte se ku kanë qenë dhe çfarë kanë bërë fëmijët, por edhe ky moment që ajo tregon përmes fotos së tyre në Instagram mjafton për të përcjellë urimin e ëmbël.

 

Gezuar diten e veres😃😃😃😃

A post shared by Valbona Selimllari (@valbonaselimllari) on

Katër duar të bashkuara njëra mbi tjetrën bashkë me simbolin e festës. Një verore e lidhur në kyçin e dorës, simbol i diellit dhe shëndetit, është gjithçka me të cilën Valbona përcjell urimin e festës. Nuk është e rëndësishme të shikoni portretet e tyre, mjaftojnë duart e pastra dhe mesazhi i ëmbël.

Komentet nuk kanë reshtur dhe kthimi i urimeve po ashtu. Është bukur kur festat i bëjnë bashkë familjet dhe po aq bukur edhe kur i përcjellin ato te të gjithë. Valbona e njeh mirë ‘kodin’ e suksesit virtual…