Gigi Hadid dhe Zayn Malik konfirmuan thashethemet për ndarjen e tyre ditën e martë me disa mesazhe respektive në profilet e tyre në Twitter.

Disa orë pas konfirmimit të ndarjes, Zyan ndaloi së ndjekuri ish të dashurën e tij modele si dhe mamanë e saj, Yolanda Hadid, në faqet e tyre në Instagram. Ndërsa Gigi vazhdon ta ndjekë ish yllin e grupit One Direction.

Zyan, i cili numëron plot 27.3 milion ndjekës në Instagram, tashmë ndjek vetëm 29 veta. Gigi, e cila ka 38.9 milion ndjekës, ndjek vetëm 873 profile në këtë aplikacion.

Zayn dhe Gigi ishin bashkë për më shumë se dy vite pasi filluan romancën e tyre në janar të vitit 2016.

Disa orë pas daljes së lajmit të ndarjes së tyre, Zyan shkroi në Twitter një mesazh i cili konfirmonte ndarjen: - “Gigi dhe unë patëm një lidhje plot dashuri, kuptim dhe argëtim dhe unë kam shumë respekt dhe adhurim për Gigin si femër dhe si shoqe. Ajo ka një shpirt të pabesueshëm. Falenderoj të gjithë fansat tanë që po respektojnë këtë vendim të vështirë dhe privatësinë tonë gjatë kësaj kohe. Do të dëshiroja që ky lajm të kishte ardhur nga në fillim. Ju duam të gjithëve.”

Ndërsa Gigi shkroi: “Deklaratat e ndarjes shpesh duken të pamundura për të qenë personale sepse nuk ka asnjë formë që të mund të përshkruash se çfarë dy njerëz kanë kaluar së bashku gjatë disa viteve.. jo vetëm për lidhjen, por për jetën në përgjithësi. Jam përherë mirënjohëse për dashurinë, kohën dhe mësimet e jetës që Zayn dhe unë ndamë. Dëshiroj veç të mirat për të dhe do vazhdoj ta mbështes si një shok për të cilin kam respekt dhe dashuri pa fund. Sa për të ardhmen, çfarëdo të jetë e thënë të ndodhë, do të ndodhë.”