Greta Koçi është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar. Ajo ka një karrierë të gjatë dhe numri i fansave të saj është gjithmonë në rritje. Greta mundohet të mos i zhgënjejë asnjëherë fansat dhe paraqitet gjithmonë me projekte të reja.

Kënga e saj e fundit është "Ku gabum", që doli rreth një muaj më parë, por duket se Greta shumë shpejt do të sjellë një këngë të re për adhuruesit e saj. Me anë të një postimi në Insta Story, ajo na bën me dije se do të sjellë një këngë të re dhe për këtë po bashkëpunon përsëri me United Records.

Gjithashtu këngëtarja ka treguar për ndjekësit se këtë Ditë Vere ka zgjedhur ta kalojë duke u relaksuar dhe jo duke festuar si shumica e njerëzve.