Të shumta qenë reagimet nga fansat, pasi u përfol se Amber Rose dhe partneri i saj 21 Savage janë ndarë. Ata filluan të frekuentoheshin vitin e kaluar dhe dukeshin shumë të lumtur së bashku. Ai foli për mediat se sa shumë i pëlqente të kalonte kohë me këngëtaren, se argëtoheshin shumë së bashku dhe bënin shumë gjëra që më parë nuk i bënte. Amber po ashtu zbuloi se kishin në plan të martoheshin.

Filloi të flitej për ndarje pasi ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram dhe i kishin fshirë fotot që kishin bashkë. Amber i mohoi thashethemet, duke shpjeguar se ajo kishte hequr nga ndjekësit disa persona dhe gabimisht kishte hequr edhe reperin.

Ajo shtoi se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë po aq e fortë sa në fillimet e saj.