Fotja e familjes presidenciale

Monika Kryemadhi ka hequr dorë nga posti i Zonjës së Parë, megjithatë, Presidentit të ri të Republikës, nuk do t'i mungojë shoqëruesja zyrtare.

Sipas shumë mediave, rolin e zonjës së parë do e marrë vajza e madhe e çiftit, Bora. Siç u mësua, Bora dje shoqëroi të atin gjatë betimit si President, ndërsa bashkëshortja e tij qëndroi në vendin e kryetarëve të partive. Kryetarja e re e LSI-së ka vendosur të mos mbajë postin e zonjës së parë, duke thënë madje, që Shqipëria, si një vend i varfër, nuk është në stadin për ta pasur zyrtar, këtë post. Megjithatë, duket sikur ai vend nuk do të mbetet bosh dhe shpenzimet e parashikuara për udhëtimet e zonjës së Presidentit do të jenë për një tjetër femër të familjes, edhe pse kjo, nga statusi personal është zonjushë.

Bora Meta nëse e merr përsipër këtë rol, edhe pse ajo deri tani studionte jashtë vendit, do jetë zonja e parë më e re në moshë, në Shqipëri, por me siguri edhe në shumicën e shteteve të tjera. Bora ka votuar për herë të parë gjatë zgjedhjeve të këtij viti.