Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se shtetasit shqiptarë mund të tërheqin Certifikatën e Lindjes ose Familjare nëpërmjet Përfaqësive të RSH-së në vendet ku jetojnë. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën të ditur se shërbimi për pajisjen me certifikata personale ose familjare është mundësuar edhe në 12 vende të tjera.

Ja postimi i plotë:

Në vijim të zbatimit me sukses të lëshimit të Certifikatave të Lindjes ose Familjare për shtetasit shqiptarë në Itali, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ky shërbim është zgjeruar edhe në 12 shtete të tjera të.

Tashmë shtetasit shqiptarë me rezidencë në këto vende mund të tërheqin Certifikatën e Lindjes ose Familjare nëpërmjet Përfaqësive të RSH-së në: Vjenë, Sofje, Pragë, Budapest, Prishtinë, Zagreb, Tokio, Podgoricë, Bukuresht, Bratislavë, Bernë, Ankara dhe Stamboll.

Ofrimi i këtij shërbimi nga #MEPJ përmbush objektivat dhe prioritetet e Qeverisë shqiptare për:

• Ofrimin e shërbimeve ndaj shtetasve shqiptarë jashtë territorit të RSH-së;

• Lehtësimin dhe reduktimin e ndjeshëm të kohës për marrjen e këtyre shërbimeve nëpërmjet Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore;

• Zgjerimin e gamës së këtyre shërbimeve online.