Ngjarja e sotme në qytetin e Bulqizës, ka shokuar mbarë opinionin publik. Në muajin e pestë të shtatzënisë, Enkelejda Rexhepi ka pasur komplikacione dhe është nisur nga fshati Ostren me kalë, duke udhëtuar për më shumë se një orë, drejt maternitetit shtetëror të Bulqizës. 30-vjeçarja ishte shtatzënë me trinjakë dhe priste që pas pak muajsh të kishte në krahë ëngjëjt e saj, por ngjarja ka marrë përmasa tragjike.

Mësohet se për shkak të komplikacioneve, Enkelejda ka lindur fëmijën e parë me asistencën e infermieres, por ka pasur vështirësi të mëdha me dy foshnjat e tjera. Mungesa e një salle lindje dhe stafit të specializuar obstetriko-gjinekologjik, ka bërë që fatkeqësisht ajo të humbasë edhe dy foshnjat e tjera.

Sipas Gazetës Shqiptare, një gjinekolog me një staf mjekësor ka ardhur nga Tirana me helikopter në Bulqizë, por ka qenë tepër vonë. Nëna e re 30-vjeçare ka humbur të tri foshnjat e saj.

Aktualisht, mësohet se gjendja e gruas është e stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.