Mesdita e së hënës ka rikthyer reshjet në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria e Mesme dhe jugu i vendit janë përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa veriu dhe verilindja nga dëbora. Sinoptikanët parashikojnë që sistemi i reshjeve do të intensifikohet në orët e para të së martës.

Pritet që në zonat verilindore të marrim një sasi të konsiderueshme të reshjeve të dëborës, deri në 50 centimetra, ndërsa pjesa tjetër e territorit, zona e ulët dhe bregdeti, do të marrë reshje në formën e shiut”,- tha për Tv Klan sinoptikania Adiola Bani.

Po ashtu, edhe temperaturat kanë regjistruar rënie, e cila do të vijojë gjatë gjithë kësaj jave.

Kjo rënie do të vazhdojë edhe në fundjavë. Pritet që minimumi i kësaj jave të zbresë deri në 9 apo 10 gradë celcius nën zero, ndërsa maksimumi do të ngjisë termometrin deri në 10 apo 11 gradë celcius”, – shton Bani.

Këto temperatura janë shumë më të ulta se ato që jemi mësuar të përjetojmë në muajin shkurt. Megjithatë, sinoptikanët thonë se java e tretë e muajit do të sjellë përmirësim të motit dhe rritje graduale të temperaturave duke i përafruar ato me stinën ku jemi.