Ka ardhur krejt e befasishme deklarata e Presidentit Ilir Meta sot nga Pogradeci, ku kreu i shtetit ka folur për herë të parë në lidhje me krizën politike në vend.

"Kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re dhe arsyet dhe argumentet i kam dhënë edhe më parë përse jemi në një situatë të tillë, që jo vetëm prej kohësh nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe sistemi gjyqësor është i paralizuar, por janë minuar përpjekjet dhe interesimi i vecantë i presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar, kemi krizë që është e qëllimshme dhe që ka rrezikuar rendit kushtetues.

Jam i gatshëm që nga dorëzimi i mandatit tim si President e deri tek sakrifikimi i jetës time si Salvator Allende për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën", është shprehur ai.

Sigurisht, që deklarata e tij vjen disa javë pasi deputetët e opozitës dogjën mandatet e tyre dhe vijojnë me protesta para parlamentit dhe kryeministrisë.