Krim në familje në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij në fshatin Grekan të Gramshit. Mësohet se 35-vjeçari ka mbytur me duar bashkëshorten e tij G.H., rreth 32 vjeçe për motive që ende nuk dihen. Policia ka ndaluar autorin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi nga policia:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., rreth 35 vjeç, banues në Grekan, Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive ende të paqarta, ka vrarë duke e mbytur me duar bashkëshorten e tij shtetasen G.H., rreth 32 vjeçe. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Burimi:Lapsi.al