Një zjarr i madh ka shpërthyer ditën e sotme në katedralen Notre-Dame në Paris. Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë një tym të bardhë që vjen nga çatia e strukturës.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mendohet se mund të jetë shkaktuar nga punimet që po kryhen për restaurimin e katedrales.

Për fat të mirë, flakët janë vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, nuk raportohet për të lënduar.