Adriatik Kuka, 37-vjeçari që një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e tij, Hazbijen 36-vjeçare, i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në det. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Spitallë të Durrësit, ku në sy të djalit të vetëm të çiftit, 8-vjeçar, burri vrau me thikë në zemër gruan e tij.

Sot, Adriatik Kuka u gjet i mbytur në det, në sektorin Rinia në Durrës. Policia kishte ngritur patrulla për të bërë të mundur kapjen e vrasësit të gruas, por 37-vjeçari u gjet nga efektivët i pajetë. Dyshimet janë që ai të jetë vetëvrarë në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike pas aktit të rëndë të vrasjes së bashkëshortes së tij.

Rreth orës 07:30 të mëngjesit, policia gjeti pranë plazhit automjetin me të cilin autori u largua dje nga banesa pasi vrau gruan, në lagjen 15 të Durrësit.

"Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", thuhet në një njoftim paraprak të policisë. Dyshohet që burri të jetë vetëmbytur që në orët e mbrëmjes së djeshme.

Burimi: Shqiptarja.com