Gjatë lëkundjeve të tërmetit, gazetarja e Ora News, Besmira Pelushaj, ka kaluar momente frike gjatë transmetimit live të edicionit të lajmeve.

Gjatë lëkundjeve të tërmetit, gazetarja ka kaluar momente frike, edhe pse nuk e ka lënë raportimin për publikun edhe ndërsa ndien lëkundje të forta në studion e saj.

Spikerja e lajmeve të Ora News po raportonte direkt nga studio lidhur me tërmetin e parë, por kur po tentonte një lidhje direkte, tmerrohet edhe vetë nga lëkundjet e tërmetit të dytë.

Tërmeti trondit live spikeren on Vidnews.

Me dhjetëra persona raportohet se kanë mbetur të lënduar nga tërmeti në Shqipëri. Gjendja e tyre shëndetësore mësohet se është nën kontroll dhe jashtë rrezikut për jetën.