Ramush Haradinaj nuk do të jetë më Kryeministër i Kosovës. Por meqenëse pret që vendin e tij t'ia lirojë Albin Kurtit, ka marrë edhe një vendim të fundit. Haradinaj ka vendosur që 28 Nëntorin ta shpallë festë zyrtare edhe në Kosovë.

Haradinaj shkruan:

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.