Naomi Campbell është bërë nënë për herë të parë!

Supermodelja 50-vjeçare i surprizoi të gjithë kur njoftoi  në Instagram sot, se mirëpriti fëmijën e saj të parë, një vajzë.

“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj. Kështu që, jam e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time. Nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe”, mbishkroi ajo një foto të saj duke mbajtur këmbët e të porsalindurës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Naomi Campbell (@naomi)

Është e paqartë se kush është babai dhe nëse Campbell e lindi të bijën, punësoi një nënë zëvendësuese apo e adoptoi vogëlushen.

“Naomi dëshironte të bëhej nënë prej një kohe të gjatë dhe më në fund ndodhi. Ajo është kumbara për shumë miq dhe fëmijë të familjes, dhe gjithmonë e ka pritur me padurim ditën e krijimit të familjes së saj", -tha një burim për Page Six.

Shumë miq të famshëm të Campbell dërguan urimet e tyre pasi ajo publikoi lajmin.

Campbell ka qenë e hapur në të kaluarën në lidhje me dëshirën për të mirëpritur një fëmijë në jetën e saj.

"Unë mendoj për të pasur një fëmijë gjatë gjithë kohës," -tha ajo për revistën Evening Standard në maj të vitit 2017. "Por tani, me mënyrën si ka ecur shkenca, mendoj se mund ta bëj kur të dua."

Supermodelja e famshme kohë më parë ka pasur lidhje dashurie me ish-këngëtarin e One Direction, Liam Payne, me biznesmenët Vladislav Doronin dhe Flavio Briatore, me aktorin e Leonardo DiCaprio dhe muzikantin e U2, Adam Clayton.