Gjithnjë e kemi parë të fiksuar pas diamanteve dhe duket se për Cardi B ato janë të duhurat dhe për të bërë vajzën e saj të lumtur.

Së fundmi këngëtarja organizoi një festë, për ditëlindjen e Kulture, me një dekor madhështor. Por ajo që na la më shumë pa fjalë ishte dhurata për vogëlushen.

Një varëse Chanel e gjitha me diamante, e cila sipas mediave, mban vlerën 150 mijë $.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

Kulture shkëlqeu po aq shumë sa varësja pasi e vendosi atë.

Ndërsa pati shumë mbështetës dhe adhurues të kësaj dhurate, pati dhe nga ata që reaguan ashpër.

"Kulture e mori gjithë shkollimin tim rreth qafës së saj," shkroi një komentues në Instagram.

"Unë vetëm shpresoj që ata të investojnë të njëjtën shumë në arsimin e saj," tha një tjetër.

"Unë ende nuk kam parë një lodër për atë foshnjë", shkruajti një tjetër.

"I Love it. Por ruaj disa gjëra për kur të rritet".

Sidoqoftë Cardi B, nuk u shqetësua nga reagime të tilla, por nëpërmjet një postimi ajo theksoi se vogëlushja e saj ka nevojë të përkëdhelet.

"Kur fëmija juaj dëshiron akullore për darkë, a u jepni atyre akullore për darkë? Vajza ime është tepër e kënaqur me lodra dhe shumë e edukuar," shpjegoi ajo. "Nëse mamaja dhe babi ‘fluturojnë’, atëherë pse mos ta bëjnë edhe fëmijët e mi."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

Kulture së shpejti do të jetë një motër e madhe, pasi së fundmi Cardi B ndau dhe lajmin e shtatzënisë.