Thuhet se Tristan Thompson është në pritje të një fëmije të tretë, këtë herë me trajneren e tij personale në Houston.

Maralee Nichols po padit Thompson duke këruar mbështetje për fëmijën, pavarësisht faktit se fëmija i saj ende nuk ka lindur, sipas Daily Mail që ka cituar dokumentet e gjykatës. Fëmija dyshohet se u ngjiz në ditëlindjen e 30-të të Thompson në mars, kur ai dhe Khloé Kardashian ishin ende në lidhje.

Thompson pranoi se kishte shkuar me Nichols disa herë në një hotel, pasi dyshja morën pjesë në një festë së bashku, sipas një deklarate të përfshirë në dosje. Megjithatë, Thompson pretendon se ajo natë ishte e vetmja herë kur ai kreu marrëdhënie me Nichols, por avokatët e Nichols pretendojnë se lidhja e tyre filloi të paktën 5 muaj para ditëlindjes së tij të 30-të.

Thompson ka një vajzë me Khloe Kardashian, True dhe një djalë 4-vjeçar, Prince Thompson, me ish-modelen Jordan Craig.

Ndarja e Khloe dhe Tristan erdhi gjithashtu pas raportimeve se ai u dyshua se u pa teksa hynte në një dhomë me tre gra në një festë ditëlindjeje në Bel-Air dhe doli 30 minuta më vonë dhe dukej “i çrregullt”. Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi kishte darkuar me Khloe-n dhe True-n.