Florjan Binaj ka zbuluar papritur se është bërë sërish baba. Pak minuta më parë, aktori i njohur ka ndarë një postim në Instagram, duke treguar se është bërë baba për herë të tretë dhe në jetë ka ardhur një vajzë. Binaj ka zgjedhur një emër shqiptar për të bijën, njësoj si për dy fëmijët e tij më të mëdhenj, duke e quajtur vogëlushen Vjosa.

“VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj. Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë!” -shkroi aktori përkrah fotos së parë të vogëlushes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Flori dhe bashkëshortja e tij, Sadina, janë gjithashtu prindër të një djali 5-vjeçar të quajtur Glauk dhe të vajzës 7-vjeçare, Krena.