Dy ditë më parë, Rita Ora festoi 30 vjetorin e lindjes, ku nuk munguan urimet e shumta nga miq dhe të afërm të saj. 

Ndërkohë, së fundmi Rita ka zbuluar dhe surprizën e këndshme që ka marrë për ditëlindje, një video ku familjarë, miq dhe kolegë shfaqen me urimet e tyre. Videoja nis me urimin e prindërve të saj, më pas Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Gjithashtu dhe shumë personazhe të tjerë si Shawn Mendes, Sam Smith, Liam Payne, Mariah Carey, Paris Hilton, Ellie Goulding, Cameron Diaz, si dhe nuk mund të mungonin as Era Istrefi dhe Bebe Rexha. Krahas videos që ka publikuar, Rita shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që i kanë dhënë.

“Videoja-surprizë e ditëlindjes! Skuadra ime më befasoi me këtë video për ditëlindje këtë javë dhe unë qava nga gëzimi dhe lumturia! Nuk mund ta besoj se kam qarë aq shumë! U jam shumë mirënjohëse të gjithë miqëve dhe familjarëve të mi, për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë 30 viteve të fundit të jetës sime!

M’u desh të shkurtoja të gjitha mesazhet e bukura, por jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që dërguan këto mesazhe, ju e dini çfarë jeni për mua dhe kurrë nuk jam ndjerë kaq e rrethuar me dashuri. Shpresojmë se ne do mund ta festojmë së bashku një ditë, të lumtur dhe të shëndetshëm. Faleminderit të gjithëve që më bëtë të ndihem kaq mirë dhe falenderoj fansat të mi veçanërisht, ju dua shumë! Për 30 vitet e ardhshme!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

 

Gjatë kësaj periudhe pandemie, kushtëzohemi që edhe në ditë të rëndësishme, të jemi larg familjarëve dhe miqve. Kjo surprizë mund të jetë e duhura për të gjithë, që të përjetojnë momente dashurie edhe gjatë distancimit social.