Vladimir Putin thuhet se po jeton me të dashurën e tij në një super pronë, të mbrojtur në mënyrë absolute.

Presidenti rus thuhet se i ka blerë të dashurës së tij një perandori me vlerë 120 milionë dollarë (100 milionë £) në Qipro.

Bëhet fjalë për gjimnasten 30-vjeçare Alina Kabaeva me të cilën ka edhe fëmijë.

Ndërtimi i rezidencës së zonjës Kabaeva filloi në vitin 2020 dhe përfundoi dy vjet më vonë, sipas The Project.

Me një sipërfaqe prej rreth 13,000 metrash katrorë, rezidenca u ndërtua tërësisht prej druri në stilin e një vile ruse.

Zyrtarë të paidentifikuar thanë se kishin parë fëmijë në ambiente dhe imazhet satelitore të marra midis 2016-ës dhe 2020-ës treguan një shesh lojrash në pyll që besohej se ishte ndërtuar për familjen.

Zona është frekuentuar nga të afërmit e largët të zonjës Kabaeva. Të afërmit thuhet gjithashtu se zotërojnë prona në zonë.

Shtëpia ku thuhet se jeton zonja Kabaeva ndodhet vetëm 800 metra nga Valdai, rezidenca më e mbrojtur dhe më private e Putinit, ku ai pothuajse kurrë nuk mban takime publike.

Fotografitë e asaj rezidence, të zbuluara nga një ekzekutiv ndërtimi, i cili punoi rreth shtëpisë deri në vitin 2005, treguan ambienteë brendshme që thuhet se janë frymëzuar nga dashuria e Putinit për qytetin e tij të lindjes, Shën Petersburg dhe Muzeun e tij Hermitage të shekullit të tetëmbëdhjetë.

E njohur për stilin e saj të fshehtë të jetesës, zonja Kabaeva u zbulua si pronare e një numri pronash të tjera luksoze në të gjithë Rusinë, duke përfshirë një apartament në Soçi në Detin e Zi, i cili besohet të jetë apartamenti më i madh në Rusi.

Ndërsa apartamenti ishte në shitje për një kohë të shkurtër, vizualizimet 3D të disponueshme në internet treguan brendësinë e tij luksoze tepër të lartë.

Pronat e gjimnastes ishin të regjistruara në emër të të afërmve të saj, përfshirë edhe gjyshen e saj të moshuar.