Tashmë çdo temë mund të diskutohet. Nuk është më aspak tabu të flitet për seksin, madje personazhet e njohur shqiptarë flasin haptazi edhe për eksperiencën e tyre të parë. Rudina Dembacaj njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe mjaft e drejtpërdrejtë për çdo pyetje që i drejtohet. Në emisionin “Pop Culture” Rudina ka treguar herën e saj të parë dhe nuk i paska pëlqyer.
“Shumë e shëmtuar është. Unë jam rritur në periferi, në Lezhë dhe herën e parë e imagjinoja uau, sikur çfarë do të ndodhë aty”,-tregoi Rudina në rubrikën “Flakë Fare”.
Rudina ka treguar se 19 vjeçe nuk i është dukur as vonë dhe as herët. Atëherë e ka ndjerë dhe e ka bërë.
“S’mu duk as vonë as herët. Kur e ndjeva e bëra. Por s’ishte gjë. Ishte si film pa muzikë. Mungonte një dorë regjie”,-tregoi Rudina.
Rudina ka treguar edhe vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale. Ndoshta shumë prej jush e kanë bërë në det, por për Rudinën ky është vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks.