Ky sezon i ri televiziv ishte i mbushur me lëvizje të moderatorëve dhe gazetarëve nga njëri televizion në tjetrin. Sezoni i ri ka filluar prej disa muajsh, por prurjet në televizionin Klan nuk kanë mbaruar. Jemi mësuar që prej shumë vitesh Xhani Shqerrën ta shohim në Tring, përkrah Btrunilda Lahes, por, me sa duket, kësaj experience i erdhi fundi. Këtë sezon Xhanin do ta shohim në Klan Plus dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ai.

Ju premtova se do të shiheshim në dimensione të reja dhe e mbajta fjalën. Kjo sepse komunikimi me të gjithë ju, për të bukurën, nuk është vetëm një mision për mua, por një filozofi jete. Nëse kthej kokën pas kujtoj me shumë respekt familjen e fisshme të Tring, e cila më hapi dyert e me mësoi të besoj tek idetë e pasioni im. Sot jam gati për të marrë disa përgjegjësi më të mëdha e për të vazhduar këtë mision në një familje të re, por me themele të forta, vlerat e së cilës janë një pasuri kombëtare, për të informuar, komunikuar, kulturuar dhe zbavitur, nga shqiptarët për shqiptarët, në Klan! Shihemi në Klan Plus! Bekime”, -ka shkruar moderatori në një postim në Instagram.

Ende nuk është bërë e ditur se në cilin emisioni do ta shohim Xhanin, megjithatë mbetemi në pritje të detajeve të tjera.