E ftuar në emisionin “Thumb”, Rudina Dembacaj ka folur hapur, siç di të flasë ajo, edhe për disa çështje delikate, siç janë raportet me kolegët. Ajo ka treguar për marrëdhënien me Agron Llakajn, me të cilin ka bashkëpunuar dikur në emisionin e humorit “Al Pazar”. Që prej momentit që Rudina u largua nga emisioni, ajo nuk flet më me Agronin dhe kjo gjë tashmë nuk është sekret.

E pyetur nga Fatma dhe Aulona nëse ka menduar ta ftojë Agronin në emisionin “Mos i fol shoferit”, Rudina është përgjigjur se as për miliona euro nuk do të shkelte mbi personalitetin e saj. “Jo, nuk do e bëja këtë strategji, sepse nuk luhen miliona euro dhe të shkel mbi personalitetin tim. As për miliona euro nuk do shkelja mbi personalitetin tim, sepse kam një kokë “maloku”. Mund ta kem gabim, por kështu jam brumosur. Nëse do ishte për një “boom” suksesi që të rrija pastaj për gjithë jetën time, do ta bëja, por shumë e vështirë”, -është përgjigjur ajo.