Është përfolur disa kohë më parë se Dj Sardi dhe moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi janë në një lidhje. Deri më sot asnjëri nuk janë prononcuar rreth kësaj romance, mirëpo këtë të diel i ftuar tek “Familja” Turi e ka ngacmuar Sardin rreth kësaj “çështjeje”.

“Është e vërtetë që je i lidhur me atë”,-e ka pyetur Turi-Sardin duke nënkuptuar Jonidën.

Përgjigjja e Sardit ka qenë “Mbase”, duke lënë sërish vend për dyshime, por njëkohësisht ka konfirmuar se mes tyre ka diçka.