Nëse ka diçka për të cilën Kënga Magjike komentohet më gjatë se të gjithat garat e tjera muzikore në Shqipëri, ai është vlerësimi i artistëve për njëri-tjetrin. Pothuaj çdo vit mësojmë nga një miqësi të prishur për shkak të votimit, vit pas viti këngëtarët pjesëmarrës, por edhe produksioni, deklarojnë se nuk votohet gjithmonë me profesionalizëm, ama e sigurt është që këngët më të mira votohen dhe shkojnë gjatë në natën finale.

Këtë vit, “Psikopatja jote”, kënga e Fifit dhe Mc Kreshës, ka qenë ndër më të votuarat dhe të pëlqyerat e publikut, që akoma vazhdon ta këndojë bashkë me Fifin në mbrëmjet e saj live.

Megjithatë, nga ana tjetër, ka akoma rezerva për mënyrën e vlerësimit dhe për qasjen që një pjesë e artistëve kanë me njëri-tjetrin, me jurinë dhe me produksionin.

Sot, Fifi ka zbuluar krejt papritur një debat virtual me këngëtarin e njohur Mentor Haziri, pas komenteve që ky i fundit ka bërë për performancën e saj në Këngën Magjike.

Deklarata e Fifit është nxitur nga intervista e fundit e Mentor Hazirit për “Mirage”. Pas pyetjes pse e votoi me pak pikë këngën e Fifit dhe Mc Kreshës në “Kënga Magjike”, këngëtari u shpreh se ka qenë performanca më e dobët e festivalit dhe stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mentori tha se në festival, sipas tij, nuk duhet të votojnë artistët, pasi të gjithë anëtarët votojnë njëri-tjetrin.

Megjithëse Fifi deklaroi në fillim se nuk do ta bënte publik emrin e këngëtarit, më vonë vendosi të luajë me letra të hapura, duke publikuar emrin e kolegut mbi të cilin adresoi këtë deklaratë të gjatë.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Kaq me mjafton ne jete ❤️🙌🏼 ju dashuroj perjetsisht shqipet e mia 🙏🏼 @tavnikcity #KengaMagjike2018

A post shared by Filloreta Raçi 🔱♈️ (@fifi.official.fr) on

E para pom vjen keq shumë që po të dhem suksesi i kangës #PsikopatjaJote… Më vjen prapë keq që nuk je në formën e duhur artistike siç ke qenë në kohën kur ke punu me producent të mirëfilltë.. në këtë rast me Florin që të ka producit kangë… Është pak ulje që ti sot me dal edhe me than që janë marr vesh artistash mes veti për punë pikësh, kur edhe ti besoj je ndër ta që ke bashkpunu.. Po më vjen keq që një artist merret akoma me diçka që ka kalu dhe nuk merret me projekte po me llafe si gratë, mbi të gjitha je mashkull.. Po më vjen keq që ke marrë 3 vjet pjesë në po të njëjtin festival të cilit nuk i kanë ndërruar rregullat, yhyyy ka kohë nuk mahet mend prej kur Kënga Magjie ka votuar me juri…

Shyqyr ZOT QË KOM STONU…shyqyr ZOT QË KENA PAS PROBLEME… Po nji sen e ke harru me e cek… Bashkë me 3000 veta në sallën e pallatit të Kongreseve e kënduam unë e Mc Kresha.. kena stonu bashkë me krejt shqiptarët që kanë qenë aty dhe me ata që e kanë ndjek nga TV… “sepse kënga jonë nuk ka qenë e keqe!” Juria mbase dhe të ka vlerësuar për saktësinë tonde vokale, po kanga jem me kreshën edhe e Florit që fitoi, po dëgjohen e knohen prej publiku… Masi veq dole e fole edhe mu po më vjen keq që shumë këngë ma të mia nuk kanë hyrë në finale…

Nesër ti ZOTNI i DASHUn, me u bo festivali me juri prapë ke me than, për kangët më të dëgjume të festivalit që “SHKUN EDHE E KORRUPTUN JURINË”… Po një gjë mbaje men, PUBLIKUN i dashun artist S’MUNESH ME KORRUPTU…