Megjithëse familjarët e të dy familjeve shpresojnë se diçka mund t’i rikthejë bashkë, çifti i famshëm Beren Saat dhe Kenan Dogulu po shkon drejt divorcit. Një prej lajmeve që flitet prej kohësh, por ende nuk është konfirmuar nga aktorja dhe këngëtari i njohur, duket se po merr fund në gjykatë. Sipas mediave turke, per Bihterin asgjë nuk mund të kthehet më pas.

Në fund të muajit mars, gjykata do të vendosë divorcin dhe nga sa flitet, gjithçka është mbyllur me konsensus.

Sipas programit “2.Sayfa”, aktorja dhe këngëtari do të divorcohen me marrëveshje më 28 mars. Menaxheri i 44-vjeçarit Dogulu tha se “çdo martesë ka probleme. Këto nuk janë probleme të pazgjidhshme apo pengesa të pakalueshme”, ndërsa aktorja 35-vjeçare nuk ka dhënë asnjë koment publik për atë që po i ndodh në jetën private.

Beren Saat dhe Kenan Dogulu u martuan në vitin 2014 në dasmën më të përfolur dhe të komentuar të vitit. Pak kohë më parë, mediat turke shkruan edhe për një shtatzëni të mundshme të aktores, por kjo e fundit e mohoi lajmin menjëherë.