Zerrin Tekindor, një prej aktoreve më të njohura turke, njihet për eksperimentet e vazhdueshme që bën me look-un e sidomos me flokët. “Zonjusha” famshme e serialit “Dashuri e ndaluar”, vijon xhirimet për një serial të ri në të cilin po bashkëpunon aktualisht, por fotoja e saj e fundit në Instagram ka bërë që një grup ndjekësish ta kritikojnë për flokët e verdhë.

Pasi i ka lyer flokët të verdhë, Zerrin ka ndarë me fansat një foto duke pritur reagimin e tyre për pamjen e saj të re.

Nga sa duket, ndryshimi ka qenë drastik, megjithatë aktorja ka marrë edhe komplimente mes shumë “kritikëve” që ende mendojnë se brune, “Zonjusha” është më e bukur.

Pothuaj dy vjet më parë, Tekindor i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj, aktorin e njohur që ka interpretuar në serialin “Ezel”, Haluk Bilginer. Shkak i ndarjes së çiftit mendohet të jetë bërë ish-bashkëshortja e aktorit 64-vjeçar.