Koha ka ardhur. Marina Vjollca do të rikthehet së shpejti dhe këtë e ka bërë vetë publike. Më shumë se një vit larg ekranit, pasi mbylli me sukses “C’est la vie”, në Tv Klan, Marina Vjollca do të rikthehet. Shumë programe janë përmendur e shumë të tjerë janë aluduar se do të moderoheshin prej saj, por deri tani asgjë nuk ishte konkrete dhe konfirmuar nga vetë moderatorja.

Një proj programeve më të diskutuara që, me gjasë, do t’i besohej Marinës ishte një format muzikor për të fëmijët që do të shpalosin talentin e tyre në zhanre të ndryshme muzikore, por edhe për të dyshimet ranë shpejt. Marina, as këtë herë nuk foli…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

💜❤️

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Deri sot, kur ajo vetë sapo postoi një foto në të cilën shkruan se projekte të reja do të vijnë së shpejti. Asgjë tjetër më shumë se kaq nuk ka dashur të zbulojë moderatorja e njohur e ekranit veç këtij lajmi, i cili, me siguri, i kënaq të gjithë fansat e saj.

Pas plot një viti nga mbyllja e programit “C’est la vie”, pyetja që ka munduar më shumë Marinën “kur do të rikthehesh”, shumë shpjet do të marrë përgjigje.