
Një nga çështjet më të diskutuara në showbiz-t shqiptar është konflikti mes Robertit dhe Tunës. Deklaratat e njëpasnjëshme të Robertit kanë bërë që ky sherr familjar të merrte përmasa më të mëdha. Patrisi, bashkëshorti i Tunës e ka dhënë mendimin e tij rreth kësaj çështjeje, duke mbështetur sigurisht Tunën.
Sot e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Nora ka folur për herë të parë rreth kësaj zënke, ku ajo duket se nuk ka qenë e përfshirë. Sa i përket Tunës ajo është shprehur se me të nuk ka qenë shoqe e ngushtë asnjëherë, mirëpo e vlerëson si kolege.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Nuk ka ndodhur asgjë mes nesh. Ka ndodhur një keqkuptim familjar. As unë dhe as Roberti nuk kemi pasur probleme me të. Unë e urrej atë pjesë kur emri im përmendet në portale për skandale. Nuk dua të flas për një skandal që nuk jam e përfshirë personalisht. Unë Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege edhe për albumin e saj të fundit që më pëlqen shumë”,-është shprehur Nora.

Sa i përket deklaratave të vazhdueshme të Robertit, Nora ka thënë se nuk bie dakord me to, mirëpo ai është një person i rritur dhe se nuk mund ta ndalojë së shprehuri “Unë nuk jam dakord, mirëpo Roberti është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë dhe nuk është lodër e imja që ta programoj të thotë këtë ose atë. Është mjaft i rritur për të folur vetë”.
