Solara, vajza e katërt e moderatores së njohur Ermira Çausholli, ka pak javë që ka ardhur në jetë dhe është një lumturi e shtuar në familjen e dominuar nga femrat. Vetë Ermira nuk e kishte pritur, por edhe Gea, Luna dhe Dian janë angazhuar maksimalisht për t’i ardhur në ndihmë së ëmës me vogëlushen që prej disa javësh është kthyer në qendrën e vëmendjes në familjen Çausholli.

Rastësia e ëmbël ka bërë që në çdo 7 vite, Ermira dhe bashkëshorti i saj të bekohen me një vajzë dhe vetëm një muaj më parë, ajo ka sjellë në jetë vajzën e katërt. Sot, Ermira ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu emocionet si mama e katër vajzave. Siç shprehet moderatorja, fëmijët kanë qenë gjithmonë shumë të dashur për të dhe tashmë është e bekuar me katër vajza.

Nuk ishte një shtatzëni e planifikuar. Unë i kam dashur shumë gjithmonë fëmijët. Mbaj mend që kur kam qenë e vogël, ndjeja kujdes dhe merrja përgjegjësi që nuk më takonin. Gjënë që kam dashur më shumë në jetë, Zoti ma dha me shumicë. Vajzat u gëzuan shumë kur u dhashë lajmin se do të bëheshin me një motër të katërt. Vajza e madhe filloi të qajë. Lajmin ia dhashë në ditëlindjen e vajzës së tretë, kur mbushi 6 vjeç. Pas festës iu tregova dha vajza që kishte ditëlindjen më tha: “Dhurata më e bukur këtë ditëlindje ishte lajmi që do vijë një bebe”. Vajzat donin që të ishte vajzë dhe bashkëshorti që pas lindjes së vajzës së parë, ka dashur vetëm vajza. Kur ishim tek mjeku në shtatzëninë e fundit dhe e pamë që ishte vajzë, bashkëshorti më tha: “E dashur, vazhdon Zoti të mendojë për mua”.

“Nuk e kisha imagjinuar që vajzat nuk do të donin të dilnin nga shtëpia, shyqyr që mbaron shkolla këto ditë, sepse as në shkollë nuk donin të shkonin më. Duan të rrinë vetëm me vajzën e vogël. E kemi quajtur Solara, ka kuptimin e të qenit diellor. Është emër latin, por erdhi rastësisht. Vajza e madhe e ka emrin Gea si toka, e dyta Luna, e treta Dian, hyjnore, dhe na mungonte Dielli. Kemi të katërta stinët në familje. Nuk kishim një plan për një fëmijë të katërt, por unë jam pro jetës dhe familjes së madhe. E pritëm me gëzim, por ishim edhe pak të stresuar, sepse kjo do të sillte ndryshim të madh tek ne. Fakti që fëmijët e pritën mirë, mua më lehtësoi shumë që të filloj të mendoj pozitivisht. Shtatzënia shkoi mirë dhe qe një lindje natyrale”.

“Tani jam gjithë kohën me vajzën, fëmijët i kam ushqyer me gji dhe fatmirësisht edhe vajzën e katërt po e ushqej me gji. Shpresoj të shkoj sa më gjatë, sepse qumështi i gjirit është shumë i mirë për fëmijët. Meqë jemi në këtë temë, le të ndikojmë edhe tek nënat e reja që ta kalojnë vështirësinë e momentit të llimit, çdo gjë kalon. Çuditërisht, të tria vajzat më ndihmojnë shumë në rritjen e Solarës. Jam duke u çmallur me vajzat, sepse nuk më ikin nga shtëpia. Vajzat kanë shumë diferencë me njëra-tjetrën, por janë shumë të lidhura dhe kjo e vogla sikur i ka afruar edhe më shumë”,- tregoi Çausholli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Erdhi Solara❤ Nga dje pasdite, na ka bere njerezit me te lumtur ne Bote💖💖💖💖💖💖

A post shared by Ermira Causholli (@ermiracausholli) on

7 vjet pas njëra tjetrës, të katra vajzat janë një lumturi e madhe për Ermirën dhe Arditin.